Ndërlidhjet

ANKARA


Një aeroplan turk udhëtarësh që fluturonte nga Qiproja Veriore drejt Turqisë është rrëmbyer. Aktualisht aeroplani është ulur në aeroportin e Antalias për t'u furnizuar me karburant, derisa shumica e 142 njerëzve në bord kanë mundur të largohen.
Në aeroplan kanë mbetur katër udhëtarë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Rrëmbyesit kanë kërkuar që aeroplani të lejohej të shkonte në Siri ose Iran.
Agjencitë e lajmeve citojnë udhëtarët të kenë thënë se rrmëbyesit, kombësia e të cilëve nuk dihet, pretendonin se ishin anëtarë të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG