Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


NATO-ja nuk do të lejojë kthimin e forcave serbe në Kosovë, deklaroi paraditen e sotme zëdhënësi i KFOR-it, koloneli gjerman Michael Knop. "KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në Kosovë dhe nuk do të autorizojë asnjë vendim për kthimin e trupave serbe", tha Knop. Ndërkaq zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Ulpiana Lama e ka cilësuar "absurde" kërkesën e Serbisë për dërgimin e një numri trupash në Kosovë.
Sipas Beogradit kjo kërkesë është në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG