Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Dy persona janë dorëzuar pasi rrëmbyen aeroplanin me pasagjerë turq, që udhëtonte nga Qiproja Veriore drejt Turqisë. Shumica e udhëtarëve janë liruar pasi pilotët bëne ulje emergjente në qytetin e Antalisë. Ministri i Transportit Osman Gunes tha se njëri nga rrëmbyesit është turk dhe tjetri besohet se është palestinez që udhëtonte me pasaportë të Sirisë.
Rrëmbyesit kërkuan që aeroplani të udhëtonte drejt Iranit ose Sirisë. Televizioni turk ka cituar pasagjerët të kenë thënë se rrëmbyesit janë paraqitur si anëtarë të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG