Ndërlidhjet

logo-print

ASTANA


Rezultatet e para tregojnë se partia në pushtet në Kazakistan, Nur Otan ka arritur fitore bindëse me 88% të votave në zgjedhjet e djeshme paralamentare, duke e lënë kështu opozitën pa asnjë vend deputetësh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se dalja në votime ishte afro 65%. Shtatë parti i kanë kontestuar zgjedhjet. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha se zgjedhjet paraqisnin një përmirësim në krahasim me ato të mëparshmet, por ende nuk i arritën standardet ndërkombëtare. Por, vëzhguesit nga Rusia dhe vendet e tjera që dolën nga ish territoret sovjetike, thanë se zgjedhjet ishin "të lira dhe transparente".
XS
SM
MD
LG