Ndërlidhjet

KABUL


Autoritetet e Afganistanit thonë se policia sot po vazhdon kërkimin për një punëtore humanitare gjermane, e cila ishte rrëmbyer nga persona të armatosur në Kabul. Ministria e brendshme e Afganistanit thotë se nuk beson se rrëmbyesit ishin pjesëtarë të talibanëve, por mund të jenë anëtarë të bandave kriminale. Sipas kësaj ministrie motivet për këtë rrëmbim nuk janë të njohura. Gjermanja u rrëmbye dje në një restorant nga dy persona të armatosur.
XS
SM
MD
LG