Ndërlidhjet

HJUSTON


Anija kozmike amerikane, Endeavour është shkëputur sot nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë dhe është nisur për në Tokë. Shkëputja u bë një ditë më herët se sa që ishte planifikuar për t'ju shmangur mundësisë që në kthimin e anijes të ndikoj uragani i Karaibeve. Agjencia e gjithësisë e Shteteve të Bashkuara, NASA, ishte e brengosur se uragani Dean mund ti afrohej Hjustonit dhe do të shkaktonte evakuimin e qendrës kryesore tokësore të kontrollit. Planifikohet që anija në Tokë të kthehet pasnesër.
XS
SM
MD
LG