Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i shtetit thotë sezgjedhjet parlamentare në Kazakistan kishin "mungesa serioze". Sipas rezultateve të para, partia Nur Otan e presidentit Nursultan Nazarbajev fitoi 88 % të votave në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e kaluar, duke i fituar të gjitha vendet në Parlament. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Gonzalo Gallegos tha se derisa Kazakistani ka bërë progres kah reformat demokratike, zgjedhjet nuk i plotësuan standardet ndërkombëtare. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që i ka monitoruar zgjedhjet, poashtu ka thënë se zgjedhjet ishin një hap përpara kah demokarcia por ata nuk i përmbushën standardet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG