Ndërlidhjet

NJU DELHI


Një zyrtar në Indi ka njoftuar se kufoma e një ushtari të vdekur para afro 40 vitesh nga përplasja e aeroplanit i është dorëzuar familjes së tij. Ai ka shpjeguar se trupi i ngrirë i ushtarit dhe i dy viktimave të tjera, ishin gjetur këtë muaj në një lartësi prej 5 300 metrash në Himalaje. Kufomat ishin gjetur afër vendit ku një aeroplan ushtarak ishte përplasur në vitin 1968 në malet e shtetit Himachal Pradesh.
XS
SM
MD
LG