Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në kuadër të përgatitjes së platformës për takimin me Treshen ndërkombëtare më 30 gusht në Vjenë, sot në Prishtinë, Ekipi Negociues i Kosovës ka zhvilluar një takim me Grupin Politik – Strategjik. Pas takimit, presidenti Fatmir Sejdiu tha se pala kosovare shkon edhe në këtë takim me platformën e njëjtë, se pavarësia e Kosovës, integriteti territorial i saj si dhe Pakoja e Ahtisaarit janë të panegociueshme. Liderët kosovar edhe sot shprehën besimin e tyre se procesi i pavarësimit të Kosovës do të përmbyllet këtë vit. Presidenti Sejdiu gjithashtu njoftoi se nesër në Prishtinë arrinë për vizitë përfaqësuesi evropian në treshën e negociatorëve ndërkombëtarë, Vofgang Ichinger.
XS
SM
MD
LG