Ndërlidhjet

MONTEBELLO, KANADA


Presidenti amerikan, George Bush dhe kryeminsitri i Kanadasë, Stephen Harper kanë diskutuar për të ardhmen e misioneve ushtarake të Kanadasë në Afganistan. Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy zyrtarët e lartë, që u takuan në Kanada, u pajtuan për rëndësiënë e luftës kundër militantëve talibanë dhe të al-Kaidës. Kanadaja ka afro 2500 ushtarë që po shërbejnë në kuadër të forcave të NATO-s në Afganistan. Ky mision duhet të përfundoj në shkurt të vitit 2009, nëse Parlamenti i këtij vendi nuk voton për zgjatjen e mandatit të tij.
XS
SM
MD
LG