Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryetari i Këshillit për politikë të jashtme i Dumës ruse, Konstantin Kosaçov tha se Rusia nuk do të lejoj krijimin e shtetit të pavarur në Kosovë sepse, sipas tij, kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Mëtutje, burime serbe nga Beogradi, raportojnë se Kosaçov është angazhuar për bisedime të drejtëpërdrejta ndërmjet përfaqësesve të Kosovës dhe të Serbisë, pasi sipas tij, "ky do të ishte formati me efikas i negociatave". Ai ka thënë se presionet eventuale të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, që ta ndryshoj qëndrimin, nuk do të jenë të suksesshme.
XS
SM
MD
LG