Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Politika e Shteteve të Bashkuara është pengesa më e madhe për arritjen e kompromisit mbi statusin e Kosovës, ka thënë ministri serb i Arsimit, Budimir Llonçar. "Megjithëse bisedimet e reja ende nuk kanë filluar, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se deri në fund të vitit Kosova do të jetë e pavarur. Sipas të gjitha gjasave, Shtetet e Bashkuara nuk heqin dorë nga krijimi i shtetit të parë të NATO-s në Kosovë", ka thënë Llonçar, për të shtuar se ky projekt është i gjykuar të dështojë.
Të hënën, nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns tha për Radion Evropa e Lirë se "Shtetet e Bashkuara fuqimisht e mbështesin propozimin që Kosova të bëhet e pavarur në vitin 2007".
XS
SM
MD
LG