Ndërlidhjet

UASHINGTON


Drejtuesit e Partisë Demokratike amerikane kanë kritikuar presidentin Bush për qëndrimet e tij lidhur me Irakun dhe krahasimin me Vietnamin nëse trupat amerikane largohen nga Iraku.
"Cdo tërheqje e forcave amerikane nga Iraku do forcojë terroristët dhe do sjellë vuajtje të civilëve ashtu sic ndodhi në Vietnam pas largimit të forcave amerikane", tha Bush duke folur para veteranëve në Kansas.
Senatori Harry Reid tha se "strategjia e Bushit ka dështuar në ofrimin e një zgjidhje të nevojshme politike për stabilitetin e Irakut".
Edhe senatori John Kerry kërkoi nga presidenti Bush të ndryshonte politikën në Irak.
Në të njëjtin fjalim para veteranëve Bush përsëriti mbështetjen për kryeministrin irakian Nuri al Maliki, vetëm një ditë pasi kishte shprehur frustrimin e shkaktuar nga paaftësia e qeverisë irakiane për të dhënë rezultate.
XS
SM
MD
LG