Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në treshën ndërkombëtare që udhëheq bisedimet për statusin e Kosovës, Vofgang Ichinger ka filluar sot vizitën e tij tri ditëshe në Kosovë. Me të mbërritur në Prishtinë Ichinger ka takuar ndaras presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe kryeministrin Agim Çeku. Pas takimeve nuk kishte prononcime për media ndërkaq bazuar në deklaratën e mëhershme të anëtarëve të Ekipit të Unitetit, Ichinger po e realizon këtë vizitë në kuadër të përgatitjes së takimit të 30 gushtit në Vjenë, ku pala kosovare dhe ajo e Serbisë do të zhvillojnë takime të ndara me treshën. Nesër Ichinger do të takojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha dhe udhëheqësit e opozitës. Në bazë të njoftimeve nga misioni i BE-së në Prishtinë, diplomati Ichinger e përmbyll këtë vizitë të shtunën.
XS
SM
MD
LG