Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i BE-së në treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger po e vazhdon vizitën në Kosovë.
Sot ai takoi liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kolë Berisha, por ashtu si dje, as sot Ischinger nuk u prononcua për media.
Hashim Thaçi tha se pavarësia është kompromisi për qytetarët e Kosovës, dhe shtoi se i ka thënë zotit Ischinger se Kosova është e gatshme për të filluar zbatimin e marrëveshjes për pavarësinë e Kosovës, me një mbikëqyrje ndërkombëtare.
"Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset e mundshme. Propozimi për Kosovën e pavarur nën mbikqyrjen ndërkombëtare është kompromisi, përtej të cilin nuk mund të shkojmë", tha Thaçi.
XS
SM
MD
LG