Ndërlidhjet

MILANO


Futbollisti i njohur brazilian Ronaldo, i cili tre herë është shpallur futbollist i vitit në botë, tash ka gjetur një arsyetim për mbipeshën e vet.
Klubi i tij AC Milan tha se problemi i mbipeshës së Ronaldos është pasojë e aktiviteteit të ulët të gjëndrës tiroide, dhe se e ka këshilluar Komitetin Olimpik të Italisë dhe Shoqatën Botërore Anti-Doping se Ronaldo tash po merr ilaçe për t'u mjekuar.
Traineri Carlo Anchelotti tha se Ronaldo "duket si model" dhe do t'i befasojë tifozët kur ta shohin në sezonin e ri.
XS
SM
MD
LG