Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i BE-së në treshen negociatore Wolfgang Ischinger, e përfundoi vizitën në Kosovë me takimet me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kolë Berisha.
Hashim Thaçi tha se pavarësia është kompromisi për qytetarët e Kosovës, dhe shtoi se i ka thënë të dërguarit të BE-së se Kosova është e gatshme për të filluar zbatimin e marrëveshjes për pavarësinë e Kosovës, me një mbikëqyrje ndërkombëtare.
"Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset e mundshme. Propozimi për Kosovën e pavarur nën mbikqyrjen ndërkombëtare është kompromisi, përtej të cilin nuk mund të shkojmë", tha Thaçi.
XS
SM
MD
LG