Ndërlidhjet

TBILISI


Ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë tha se vendi i tij ka hapur zjarr ndaj një aeroplani, për të cilin autoritetet gjeorgjiane besojnë se ka qenë aeroplan ushtarak i Rusisë që pat cënuar hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. Ministri Shota Utiashvili tha se ngjarja ka ndodhur këtë javë më 22 gusht, por nuk mundi të konfirmojë nëse aeroplani ishte goditur.
Gjeorgjia gjithashtu thotë se aeroplanë rusë lëshuan një raketë në territorin e saj në fillim të gushtit, por kreu armatës së Rusisë Yuriy Baluyevski i ka quajtur "halucinacione" pretendimet e Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG