Ndërlidhjet

ATHINË


Të paktën 15 njerëz e kanë humbur jetën sot në Greqi dhe mijëra hektarë pyje janë shkrumosur nga zjarret që kanë përfshirë siujdhesën e Peloponezit.
Gjashtë veta, përfshirë dy zjarrfikës gjetën vdekjen afër qytetit Areopolis në Peloponez, ndërsa 9 të tjerë e humbën jetën në pjesën perëndimore të siujdhesës, pasi automjetet u ishin bllokuar nga flakët e zjarrit.
Dhjetra vatra zjarri që shpërthyen sot në Greqi, u ndihmuan edhe nga temperaturat e larta, të cilat arritën deri në 41 gradë Celzius.
XS
SM
MD
LG