Ndërlidhjet

TBILISI


Ministria e brendshme e Gjeorgjisë thotë se forcat e këtij vendi kanë hapur zjarr kundër një aeroplani që besohet se ishte nga Rusia, më herët këtë javë, pasi aeroplani e cenoi hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. Një zyrtar në ministrinë e brendshme tha se ky incident kishte ndodhur të mërkurën afër rajonit të Abhazisë. Ministria nuk ka thënë se a është qëlluar aeroplani apo jo. Forcat ajrore ruse menjëherë e hodhën poshtë këtë pretendim duke e cilësuar si "provokimin" e fundit gjeorgjian kundër Rusisë. Gjeorgjia thotë se gjatë muajit të fundit aeroplanat rusë e kanë cenuar hapësirën e saj ajrore tri herë, përfshirë këtu edhe incidentin kur aeroplani rus e hodhi një raketë që nuk shpërtheu. Rusia i ka përgënjeshtruar pohimet se aeroplanat rusë kanë hyrë në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG