Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI


Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë dërgoi hetues në grykën Kodori për të hetuar nëse në këtë rajon është rrëzuar aeroplani që besohet të ketë cënuar hapësirën ajrore të Gjeorgjisë.
Zëdhënësi i ministrisë tha se janë shkrepur "të shtëna paralajmëruese" në drejtim të aeroplanit, i cili në mbrëmjen e 21 gushtit kishte hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. Ministria nuk tha nëse aeroplani është qëlluar apo jo, por televizioni i Gjeorgjisë citoi banorë lokalë të kenë thënë se kanë parë tym mbi vendin ku supozohet të jetë rrëzuar aeroplani rus.
Zëdhënësi i forcave ajrore të Rusisë Aleksandr Drobyshevsky i hodhi poshtë pretendimet duke i cilësuar si provokimi "i radhës" kundër Rusisë.
"Do të doja të theksoj zyrtarisht se ky është provokim i radhës i drejtuar kundër nesh. Aeroplanët që u përkasin forcave ajrore të Rusisë nuk kanë fluturuar përgjatë kufirit të Gjeorgjisë. Hapësira gjeorgjiane nuk është cënuar", tha Drobyshevsky.
XS
SM
MD
LG