Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka thënë se "nuk është mirë që në prag të negociatave të reja për statusin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara ende po insistojnë në planin e Martti Ahtisaarit".
"Kurrsesi nuk është mirë që në këtë plan parashihet që NATO-ja ta ketë rolin, të cili deri tash në botën demokratike nuk e ka pasur asnjë organizatë ushtarake", tha kryeministri serb.
Koshtunica tha se Serbia është e gatshme që ta marrë pjesën e vet të përgjegjësisë dhe të japë kontribut adekuat për gjetjen e zgjidhjes me kompromis, por shtoi se kjo zgjidhje mund të gjindet nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga plani i Martti Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG