Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI


Ministria e Brendshme ka dërguar hetues në grykën Kodori për t'i shqyrtuar raportet e dëshmitarëve se në këtë rajon është rrëzuar një aeroplan, i cili besohet se ka cënuar hapësirën ajrore të Gjeorgjisë.
Zëdhënësi Shota Utiashvili i tha Radios Evropa e Lirë se janë shkrepur "të shtëna paralajmëruese" në drejtim të aeroplanit, i cili në mbrëmjen e 21 gushtit kishte hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. Ai nuk konfirmoi nëse aeroplani është qëlluar, por tha se zyrtarët e ministrisë tash i marrin në pyetje banorët lokalë, të cilëtë thonë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë parë tym mbi vendin ku supozohet të jetë rrëzuar aeroplani.
Zyrtarët gjeorgjianë kanë pretenduar se ka qenë aeroplan rus ai që ka hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë, por zëdhënësi i forcave ajrore të Rusisë Aleksandr Drobyshevsky i hodhi poshtë pretendimet duke i cilësuar si provokim "i radhës" kundër Rusisë.
XS
SM
MD
LG