Ndërlidhjet

SUKHUMI


Zyrtarët në Abkhazi, krahinë separatiste në Gjeorgji, thanë se këtë javë një aeroplan është rrëzuar në këtë zonë, dhe me gjasë ka qenë i Gjeorgjisë.
Më herët, ministria e Brendshme në Tbilisi tha se hapësira ajrore e Gjeorgjisë është cënuar tri ditë radhazi. Ministria tha se forcat gjeorgjiane kanë shkrepur "të shtëna paralajmëruese" në drejtim të një aeroplanit, i cili kishte cënuar hapësirën ajrore, por nuk konfirmoi nëse aeroplani është qëlluar.
Zyrtarët e Gjeorgjisë pretenduan se aeroplani ka qenë rus, por Rusia i hodhi poshtë pretendimet.
XS
SM
MD
LG