Ndërlidhjet

PRISHTINË


Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës ka
kritikuar sot institucionet të cilat thuhet se po vazhdojnë të nëncmojnë profesionin e rëndësishëm të gazetarëve dhe të shkelin të drejtën elementare të qytetarit që të jete i informuar për të gjitha vendimet dhe veprimet e zyrtarëve publike.
Në një deklaratë të këtij Asociacioni thuhet se prej kohësh, zyrtarët e institucioneve qëndrore dhe atyre lokale në Kosovë po e bëjnë të pamundur që gazetarët të kenë qasje në dokumentet zyrtare, konform ligjit në fuqi.
Po ashtu, thuhet se duke u bazuar në praktikën e deritashme të Ekipit te Unitetit, Acociacioni kërkon nga pesëshja që të jetë më transparente, në mënyrë që
ky proces jetik të pasqyrohet drejtë.
XS
SM
MD
LG