Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Banorët e zonës Musa Qala në provincën afgane Helmand thanë se dhjetra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë mbrëmë në sulmet e forcave të koalicionit. Forcat amerikane dhe britanike i konfirmuan luftimet. Britanikët mohuan se ka pasur sulme nga ajri, ndërsa ushtria amerikane i heton pohimet e banorëve.
Ndërkohë, forcat e koalicionit kanë vrarë 12 luftëtarë talebanë në luftimet përgjatë kufirit me Pakistanin.
Në deklaratë thuhet se përleshjet në krahinën Paktika filluan kur kryengritësit nga territori i Pakistanit sulmuan trupat afgane me raketa dhe minadhedhës.
XS
SM
MD
LG