Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian, Nuri al Maliki i është kundërpërgjigjur kritikave nga politikanët amerikanë dhe kërkesave se ai duhet zëvendësuar. "Ata flasin për Irakun sikur të ishtë pronë e tyre", tha al Maliki.
Sot udhëheqësit shiitë, kurdë dhe sunitë për herë të parë kanë dalë në publik së bashku duke premtuar shtimin e përpjekjeve për pajtim.
Pas kritikave nga Shtëpia e Bardhë edhe dy figura kyce të demokratëve amerikanë, senatorët Hillari Klinton dhe Karl Levin kanë kërkuar heqjen e al Malikit pasi nuk po qeveris si duhet dhe nuk ka bërë asgjë drejt pajtimit kombëtar.
Kritika dhe kërkesë të njëjtë ka bërë dhe ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner.
XS
SM
MD
LG