Ndërlidhjet

logo-print

BLED, SLLOVENI


I dërguari i poaqëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari tha mbrëmë se është koha e fundit për ta zgjidhur statusin e Kosovës njëherë e përgjithmonë. "Kosova është dhe duhet të jetë në rend të parë çështje evropiane" tha zoti Ahtisaari dhe shtoi se "është koha e fundit që të lëvizet nga menagjimi i fazës së konfliktit te përfundimi". Këto komente ai i bëri gjatë fjalimit të tij në një konferencë për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bled të Sllovenisë. Zoti Ahtisaari mëtutje tha se propozimi i tij për Kosovën ishte kompromisi më i mirë. Por, sipas tij, implementimi poashtu do të "kërkoj qëndrim, të fortë dhe konsekuent Evropian gjatë muajve të ardhshëm, në të cilët do të ketë përpjekje intensive diplomatike në nivelin më të lartë".
XS
SM
MD
LG