Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Zjarrfikësit kanë shpëtuar tempujt dhe stadiumet e Olimpit të lashtë, që është vendlindja e Lojërave Olimpike, nga valët e zjarreve masive, që kanë shkatërruar pjesën më të madhe të pyjeve në Greqi. Zyrtarët thonë se zjarrfikësit, të mbështetur nga aeroplanat, kanë arritur ta ndalin zjarrin që kërcënonte hapësirat e lashta në Olimp. Nga ana tjetër, autoritetet kanë ofruar çmimin prej më tepër së një milion euro për informacione që do ta ndihmonin policinë për ti zënë zjarrëvënësit e dyshuar. Nga këto zjarre në Greqi ditëve të fundit kanë humbur jetën së paku 60 vetë.
XS
SM
MD
LG