Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Rusia thotë se bombarduesit e saj me rreze të gjërë veprimi, që këtë javë e kanë vazhduar praktikën nga epoka sovjetike për patrullime afër hapësirës së NATO-s, nuk janë të pajisur me armatim bërthamor. Ky njoftim u bë sot nga komandanti i aviacionit rus me rreze të gjërë veprimi, Pavel Androsov. Presidenti Vlladimir Putin më 17 të këtij muaji shpalli se kërcënimet ndaj sigurisë e kanë detyruar Moskën që ti vazhdoj fluturimet e bombarduesve nga epoka sovjetike larg nga kufijtë e vet.
XS
SM
MD
LG