Ndërlidhjet

KABUL


Pesë ushtarë perëndimorë, përfshi trupa amerikane dhe hollandeze, janë vrarë gjatë dy ditëve të fundit në Afganistan si pasojë e sulmeve të talibanëve.
Dy ushtarë afganë raportohen të vrarë gjatë të njëjtave sulme.
Gjatë këtij viti mbi 100 trupa që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s janë vrarë në Afganistan.
Në të tjera zhvillime forcat e koalicionit në Afganistan kanë akuzuar talibanët se po japin informacione të fallsifikuara për viktima në mesin e civilëve nga sulmet e trupave të koalicionit.
XS
SM
MD
LG