Ndërlidhjet

ANKARA


Parlamenti i Turqisë pritet të zgjedhë presidentin e ri të vendit. Ministri i jashtëm turk, Abdullah Gyl është kandidati për postin e kreut të shtetit.
Gyl i takon partisë në pushtet që ka rrënjë islamike, derisa ai dhe bashkëshortja e tij njihen si besimtarë të devotshëm.
Në dy raundet e para Gyl nuk morri dot 2/3 e votave në Parlament.
Në prag të votimit të sotëm kreu i ushtrisë turke, gjenerali Jasar Bujukanit përmes një deklarate tërheq vëmendjen se "qendrat e së keqes" po përpiqen të nëpërkëmbin laicitetin e Republikës së Turqisë.
Kjo shihet si sinjal se forcat e armatosura janë të gatshme të ndërhyjnë për të ruajtur ndarjen e shtetit nga feja në Turqi.
XS
SM
MD
LG