Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka përsëritur gatishmërinë amerikane për marrëdhënie politike dhe ekonomike aftagjata me Irakun.
Njëherësh ai ka theksuar rëndësinë e fitores në Irak.
"Është në interesin tonë të ndihmojmë popullin irakian që të jetë i suksesshëm. Suksesi në Irak do jetë një goditje e rëndë për ekstremistët dhe radikalët që dëshirojnë të sulmojnë sërish Amerikën.
Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë t'i mbështesin udhëheqësit në Irak dhe gjithë popullin irakian në përpjekjet e tyre për të fituar mbi forcat e terrorit që synojnë të rrëzojnë një demokraci në lindje", tha Bush në shtetin e Nju Meksikos.
XS
SM
MD
LG