Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët e Iranit thanë se forcat amerikane sot e kanë liruar një grup iranianësh, të cilët mbrëmë i ndaluan në Bagdad.
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raportoi se forcat amerikane kishin arrestuar delegacionin e Ministrisë së Energjetikës, që kishte ardhur për të nënshkruar një marrëveshje me zyrtarët irakianë. Arrestimi i tyre u bë mbrëmë në hotelin ku ishin vendosur, pak pas fjalimit të presidentit George Bush në Nevada, i cili e paralajmëroi Iranin të mos i mbështesë militantët që luftojnë kundër amerikanëve në Irak. Bush gjithashtu tha se Irani u siguron armë militantëve në Irak.
"Sulmet ndaj bazave dhe trupave tona me municione të ardhura nga Irani janë shtuar muajt e fundit, me gjithë zotimet e Iranit se do të ndihmojë stabilizimin e gjendjes së sigurisë në Irak. Regjimi i Iranit duhet t'i ndalë këto veprime", tha Bush. Presidenti amerikan shtoi se i ka autorizuar komandantët e ushtrisë në Irak që të konfrontohen me "aktivitetet vrasëse" të Iranit.
XS
SM
MD
LG