Ndërlidhjet

KABUL


Shërbimi afgan i radios Evropa e Lirë raportoi se militantët talebanë sot i kanë liruar tre gra nga Korea e Jugut, të cilat mbaheshin peng rreth 6 javë.
Gratë u dorëzuan në zyrat e Kryqit të Kuq dhe Gjysëm Hënës së Kuqe në provincën Ghazi në jugperëndim të Kabulit. Ato ishin në mesin e 23 koreanojugorëve, të cilët u rrëmbyen më 19 korrik.
Më herët, talebanët vranë dy burra dhe liruan dy gra.
Në shkëmbim për lirimin e pengjve, qeveria e Koresë së Jugut ka premtuar se deri në fund të vitit do t'i tërheqë nga Afganistani 200 trupat e saj, si dhe do t'u japë fund aktiviteteve misionare në këtë vend.
XS
SM
MD
LG