Ndërlidhjet

VJENË


Treshja negociatore për Kosovën, në përbërje Wolfgang Ischinger, Frank Wisner dhe Aleksandr Botsan-Kharchenko, do të takohet sot me përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit, një ditë para bisedimeve të ndara me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit.
Në takim pritet të përcaktohen formati dhe përmbajtja e bisedimeve të reja për statusin e Kosovës. Grupi i Kontaktit do të përfaqësohet nga drejtorët politikë në ministritë e Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG