Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë iranian thanë se forcat amerikane kanë liruar sot një grup iranianësh, të cilët mbrëmë u ndaluan në Bagdad.
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA, raportoi se forcat amerikane kishin arrestuar delegacionin e Ministrisë së Energjetikës, që kishte ardhur për të nënshkruar një marrëveshje me zyrtarët irakianë. Arrestimi i tyre u bë mbrëmë në hotelin ku ishin vendosur, pak pas fjalimit të presidentit George Bush në Nevada, i cili e paralajmëroi Iranin të mos i mbështesë militantët që luftojnë kundër amerikanëve në Irak. Bush gjithashtu tha se Irani u siguron armë militantëve në Irak. "Sulmet ndaj bazave dhe trupave tona me municione të ardhura nga Irani janë shtuar muajt e fundit, me gjithë zotimet e Iranit se do të ndihmojë stabilizimin e gjendjes së sigurisë në Irak. Regjimi i Iranit duhet t'i ndalë këto veprime", tha Bush. Presidenti amerikan shtoi se i ka autorizuar komandantët e ushtrisë në Irak që të konfrontohen me "aktivitetet vrasëse" të Iranit.
XS
SM
MD
LG