Ndërlidhjet

KABUL


Militantët talebanë kanë liruar sot 12 shtetas të Koresë së Jugut, të cilët mbaheshin peng rreth 6 javë. Pengjet u dorëzuan në zyrat e Kryqit të Kuq dhe Gjysëm Hënës së Kuqe në provincën Ghazi në jugperëndim të Kabulit. Ato ishin në mesin e 23 jugkoreanëve, të cilët u rrëmbyen më 19 korrik. Më herët, talebanët vranë dy burra dhe liruan dy gra. Në shkëmbim për lirimin e pengjve, qeveria e Koresë së Jugut ka premtuar se deri në fund të vitit do t'i tërheqë nga Afganistani 200 trupat e saj, si dhe do t'u japë fund aktiviteteve misionare në këtë vend.
XS
SM
MD
LG