Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një trupë e pavarur e Pentagonit ka filluar hetimet lidhur me paaftësinë e ushtrisë për të dhënë shpjegime për mijëra armë në Irak, pas raporteve se militantët kurdë po përdorinin armët e Shteteve të Bashkuara për ta sulmuar Turqinë. Departamenti amerikan i mbrojtjes njoftoi se inspektori i përgjithshëm i departamentit do të shkoj në irak javën e ardhshme me një ekip për të zhvilluar hetime lidhur me këtë çëshje. Turqia tha se qeveria amerikane nuk po bënë aq sa duhet për ti goditur militantët kurdë në veri të Irakut. Muajin e kaluar zyrtarët e Turqisë kanë thënë se armatimet që u ishin dedikuar forcave lokale të sigurisë, liderët kurdë po i dërgonin ato për militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit.
XS
SM
MD
LG