Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë ka përfunduar takimi ndërmjet Ekipit Negociator të Kosovës me treshen ndërkombëtare në përbërje Wisner, Ischinger dhe Kharchenko.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në këtë treshe, Wolfgang Ischinger para takimit tha se është "optimist realist se mund të arrihet progres". Lidhur me nivelin e përfaqësimit të Kosovës dhe Serbisë, Ischinger tha se kjo është çështje e Prishtinës dhe Beogradit, por përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë "e shoh si shenjë të interesimit të jashtëzakonshëm në Prishtinë për ti zhvilluar këto bisedime me treshen në nivelin më të lartë".
Pas takimit të paraditës zëdhënësi i ekipit të Unitetit Skender Hyseni, tha se treshja negociatore edhe në këtë takim i ka ripërsëritur parimet bazë për integritetin territorial të Kosovës .Ndërkaq delagacioni i Kosovës i ka paraqitur treshes ndërmjetësuese pikëpamjet e veta për marrëdhëniet e reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si "shtete të pavarura ,të barabarta dhe sovrane ",ka shtuar Hyseni
Në anën tjetër anëtari i delegacionit të Kosovës, kryetari i ORA-së, Veton Surroi, ka shprehur gatishmërinë e Prishtinës për bissedime të drejtpërdrejta me Beogradin, dhe ka përsëritur se ndarja e Kosovës si opsion është përjashtuar.
Pasdite treshja ndërkombëtare u takua me delegacionin e Serbisë.
XS
SM
MD
LG