Ndërlidhjet

logo-print

USHINGTON


Shtetet e Bashkuara thonë se oferta e klerikut radikal shiit në Irak, Moqtada al -Sadr, për pezullimin e aktiviteteve militante do të ishte "pozitive" nëse rezulton me më pak dhunë.
Dje, kleriku al-Sadr njoftoi se ushtria e tij "Mahdi" do t'i suspendoj aktivitetet për gjashtë muaj, derisa ushtria e Irakut të ristrukturohet. Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey tha se Shtetet e Bashkuara do të presin dhe të shohin, por theksoi se të gjitha grupet paramilitare duhet të shpërbëhen. Kleriku al-Sadr, fuqishëm kundërshton praninë e Shteteve të Bashkuara në Irak, ndërsa ushtria e tij "Mahdi" në të kaluarën ishte e angazhuar në luftime kundër ushtrisë amerikane.
XS
SM
MD
LG