Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Pas përfundimit të bisedimeve shtesë dhe dorëzimit të raportit sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun-it që është paraparë për 10 dhjetor, domosdo, duhet të merret vendimi i përhershëm për statusin e Kosovës , ka deklaruar për gazetën austriake Standard , përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në treshen ndërmjetësuese për Kosovën, Wolfgang Issinger.
Diplomati gjerman gjithashtu ka thënë se vështirë se do të mund të arrihet marrëveshja gjatë fazës 4 mujore të bisedimeve shtesë . Issinger, ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe ka shtuar se " do të ishte katastrofike nëse do të lejonim që çështja e Kosovës të përçajë BE-në.
XS
SM
MD
LG