Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka mirëpritur lirimin e misionarëve jugkoreanë nga militantët talibanë në Afganistan. Zoti Ban u tha reporterëve se i ka përdorë të gjitha përpjekjet e mundshme për sigurimin e lirimit të të rrëmbyerve. Talibanët i patën rrëmbyer 23 jugkoreanë më 19 korrik, ndërsa dy pengje i kanë vrarë. Dje u liruan 7 personat e fundit të rrëmbyer pas arritjes së marrëveshjes së komandantëve talibanë me qeverinë e Koresë së Jugut. Kjo marrëveshje ka nxitur disa kritika se jugkoreanët zhvilluan negociata me terroristët. Talibanët më vonë kanë thënë se ata do të vazhdojnë ti rrëmbejnë personat e jashtëm në Afganistan.
XS
SM
MD
LG