Ndërlidhjet

TEHERAN


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore thotë se Irani po bashkëpunon me inspektorët e kësaj agjencie për zgjidhjen e çështjeve të mbetura. Në një raport të publikuar mbrëmë, Agjencia thotë se Teherani është pajtuar për qartësimin e çështjeve kundërthënëse për programin e saj bërthamor. Sipas raportit ky është "jë zhvillimi i rëndësishëm". Departamenti amerikan i shtetit tha se raporti nuk i ndryshon "faktet themelore". Uashingtoni e ka akuzuar Iranin për pretendime për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare Për Energji Atomike për t'ju shmangur sanksioneve të mëtejshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG