Ndërlidhjet

KABUL


Forcat amerikane bënë të ditur se policia afgane dhe trupat e koalicionit kanë vrarë të paktën 40 militantë talebanë në jug të Afganistanit.
Koalicioni njoftoi se forcat e kombinuara gjatë një patrullimi luftarak në provincën Helmand u sulmuan nga kryengritësit me mortaja dhe armë të lehta, gjë që i ka detyruar që të përgjigjen fusishëm.
Në një incident tjetër, policia afgane dhe forcat e koalicionit kanë vrarë 18 të dyshuar si militantë në një përleshje në provincën jugore Ghazni.
XS
SM
MD
LG