Ndërlidhjet

ROMË


Italia do të vazhdojë të shtyjë përpara pavarësinë e Kosovës dhe të kërkojë një zgjidhje "jo-traumatike" për statusin e saj, tha sot ministri i Jashtëm Massimo D'Alema, për të shtuar se duhet të plotësohen edhe kërkesat e Serbisë për sigurinë e objekteve fetare.
"Është e qartë se duam të vijmë tek një zgjidhje, për të cilën palët do të ishin sa më shumë dakord dhe që do të ishte jo-traumatike", tha shefi i diplomacisë italiane.
"Mbetem i bindur se pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e arsyeshme, por njëkohësisht besoj se garancat që janë kërkuar nga pakica serbe për vendet e tyre të shenjta ortodokse, duhet të jepen në mënyrë serioze", e transmeton Reuters ministrin italian.
"Në përgjithësi, ne punojmë për një zgjidhje, e cila nuk do të krijonte jostabilitet", deklaroi D'Alema.
XS
SM
MD
LG