Ndërlidhjet

SEUL


Në Seul të Koresë Jugore sot kanë arritur 19 misionarët jugkoreanë që për gjashtë javë ishin të rrëmbyer në Afganistan. Por, lirimi i tyre shkaktoi edhe kundërthënie. Një lider i lartë talibanë i tha agjencisë Reuters se qeveria e Koresë Jugore ka paguar 20 milionë dollarë për lirimin e misionarëve të krishterë. Jugkoreanët kanë hedhur poshtë pohimet se kanë paguar për lirimin e të rrëmbyerve, por ata u janë nënshtruar kritikave se kanë zhvilluar negociata me rrëmbyesit.
XS
SM
MD
LG