Ndërlidhjet

MOSKË


Kosova dhe mbrojtja raketore amerikane në Evropë janë dy çështjet e "Vijës së kuqe", për të cilat Kremlini nuk do të bëjë kompromis, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
"Për Rusinë ka të ashtuquajtura 'Vija të kuqe'. Aty nuk mund të mos reagojmë dhe deri në fund duhet t'i përmbahemi pozicionit tonë ", tha Lavrov.
Duke folur në Institutin për Marrëdhënie të Jashtme në Moskë, Lavrov tha Rusia nuk do të tregtojë me interesat e saj me Shtetet e Bashkuara, dhe shtoi se siguria globale para së gjithash varet nga balancet.
Sipas tij, pjesë e balancës së fuqisë në planin global është refuzimi i Rusisë që të mos e kaloj 'Vijën e kuqe' në çështjen e Kosovës dhe mbrojtjen raketore amerikane në Evropë.
"Ekziston vetëm një formulë për balancë në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe kjo është koekzistenca paqësore, e bazuar në ligjet ndërkombëtare, sigurinë kolektive, dhe zgjidhjen diplomatike dhe politike të konflikteve. Këto parime bazë janë themel i Kartës së Kombeve të Bashkuara. Rusia do të vazhdojë të luajë rolin balancues në çështjet globale. Ajo asnjëherë nuk do të jetë pjesë e ndonjë Aleance të Shenjtë kundër askujt", tha Lavrov.
Shefi i diplomacisë ruse pohoi gjithashtu, që dialogu për çështjen e Kosovës dhe mbrojtjen raketore, mund të përfitojë vetëm nga "mirëkuptimi i përbashkët tripalësh" mes Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG