Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari i Bashkimit Evropian në treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger, ka arritur në Beograd në një vizitë dyditore, ku pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Serbisë.Ai do të bisedojë lidhur me vazhdimin e bisedimeve në mes Prishtinës dhe Beogradit. Shefi i zyrës për media i qeverisë së Sërbisë Miki Mihajlloviç, tha për radion"Evropa e Lirë" se Ischinger do të takohet të martën me kryeministrin e Serbisë Vojisllav Koshtunica.
Pas vizitës në Beograd, Ischinger do të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me zyrtarë të BE.
XS
SM
MD
LG