Ndërlidhjet

BASRA


Një gjeneral irakian ka njoftuar se trupat Britanike e kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga një bazë në qytetin jugor irakian, Basra. Gjenerali Mohan al-Firaiji tha se ushtria britanike sot herët në mëngjes ia dorëzoi trupave të Irakut kontrollin ndaj një baze në Basra. Në këtë bazë, që çdo ditë bombardohej nga predhat dhe raketat, ishin të vendosur afro 500 ushtarë. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thotë se pret që deri në vjeshtë e gjithë siguria për qytetin e Basrës t'u dorëzohet forcave irakiane.
XS
SM
MD
LG